Përurohet shkolla në Gjakovë, Nagavci: Arsimi cilësor prioritet
Foto: Facebook

Përurohet shkolla në Gjakovë, Nagavci: Arsimi cilësor prioritet

Aktuale November 04, 2024 - 19:01

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi nv rrjetin social Facebook ka bërë të ditur rreth përurimit që kanë bërë në shkollën “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë.

“Përuruam sot sallën e Edukatës Fizike në SHFMU ‘Mazllum Këpuska’, në Gjakovë me sipërfaqe 400m². Vlera e kontratës për ndërtimin e kësaj salle është 235,226.55 euro si dhe 60 mijë euro për pajisje sportive”, ka shkruar Nagavci,raporton Zeri.info.

Nagavci po ashtu ka thënë se arsimi cilësor dhe gjithpërfshirës është prioritet qeverisës. Krahas politikave arsimore, ajo ka thënë se po përmirësojnë infrastrukturën shkollore.