AAK-ja kundër buxhetit të qeverisë “Kurti”: Nuk e votojmë
Javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës do ta diskutojë buxhetin e vitit 2025.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së Kryesisë, e mbajtur sot (e hënë), raporton Zeri.info.
Mirëpo, sikur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila tha se nuk do ta votojë, njësoj do të veprojë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Këtë e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Ne nuk e votojmë, nuk e mbështesim, dhe zotohemi që do ta rishikojmë në qeverinë e ardhshme dhe pozicioni i AAK-së në qeverinë e ardhshme lidhet në dy tema në atë të pagave dhe projekteve kapitale. Nuk ka mundësi ky ligj as me u përmirësu, me ndodh kjo duhen së paku 50 amendamente që me rregullu punën e pagave në sistemin publik. Ne nuk e votojmë këtë buxhet”, deklaroi Tahiri.
“Është buxhet që nga ne do të kundërshtohet fuqishëm. Dhe është buxhet që duhet të rishikohet në mars të viti të ardhshëm. E mira e kësaj pune është se më 9 shkurt janë zgjedhjet, e pas 9 shkurtit qeveria e re duhet ta rishikojë në plotni këtë buxhet”, theksoi ai. /Zëri