Ministria e Drejtësisë: Ulja e tarifave për shërbimet ligjore, lehtësi për qytetarët e bizneset

Ministria e Drejtësisë: Ulja e tarifave për shërbimet ligjore, lehtësi për qytetarët e bizneset

Aktuale November 04, 2024 - 11:57

Ministria e Drejtësisë thotë se janë krijuar lehtësi për qytetarët dhe bizneset, duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore.

“Janë krijuar lehtësi për qytetarët dhe bizneset, duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore: 40% ulje në tarifat e përmbaruesve privatë; 25% ulje në tarifat e shërbimeve noteriale; Janë hequr 100% nga përmbarimi: Pensionet deri në nivelin e pagës minimale, Skemat sociale, si dhe Ndihmat emergjente të Qeverisë”, shkruhet në postimin e MD-së.

Aty tutje thuhet se këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë.