Gjykata e paralajmëron Bujën për masa nëse s’përgjigjet, seanca mbyllet për publikun

Gjykata e paralajmëron Bujën për masa nëse s’përgjigjet, seanca mbyllet për publikun

Aktuale November 04, 2024 - 11:47

Seanca ku po dëshmon ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, në Hagë është mbyllur për publikun me vendin të gjyqtari Charls Smith.

Smithi, gjithashtu, e ka detyruar Bujën të përgjigjet, teksa në të kundërtën do të merren masa ndaj tij.

“Ky dëshmitar është i rëndësishëm dhe andaj e detyron dëshmitarin që të japë dëshmi në këtë çështje. Përgjigjet në bazë të rregullës 151…, e garanton që dëshmia që do të jap dhe përgjigjet që do të jepen në dhomë të mbyllur dhe nuk do ti nxjerrën publikut të Kosovës e asnjë pale të tjetër. Mospranimi për të dhënë dëshmi mund të çojë në marrje masash dhe gjobë”, ka thënë Smithi.

Ky vendim i gjykatës erdhi pasi Buja që në fillim të seancës mori fjalën duke thënë se e kishte statusin e të dyshuarit në këtë rast si dhe e ka të drejtën ligjore që të heshtë për të mos e inkriminuar veten.

Smithi ua dha garancinë e mosinkriminimit nga ajo që do të thonë në Hagë.

“Para se të gjithash gjykata do t’ju japë këtë paralajmërim. Meqenëse se dyshoni se jeni ende i dyshuar, ju e keni të qartë se përpara se të gjithash ju mund të bëni kërkesë për përfundimin e hetimeve dhe sipas të cilave nuk do të jeni më i dyshuar. E dyta, ju jeni ftuar për të dhënë dëshmi dhe jeni i detyruar të jepni dëshminë, jeni të detyruar ta thoni të vërtetën dhe në qoftë se mendoni se mund ta inkriminoni vetën, atëherë e keni avokatin afër dhe ai mund t’ju udhëzojë dhe ndihmojë me këshilla juridike, siç ndodhi”, shtoi Smithi.