Pacolli për përgjimet: Le të dalin incizimet e plota jo copë, copë

Pacolli për përgjimet: Le të dalin incizimet e plota jo copë, copë

Aktuale October 31, 2024 - 22:08

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 u pyet për skandalet në KEK dhe përgjimet.
Pacolli tha se pushteti nuk merr përgjegjësi për këto derisa të përfundojnë hetimet.

“Ne nuk e dijmë se çfarë po ndodh dhe është mirë që këtë të ia lëmë drejtësisë…le ta hetojnë deri në fund”, tha Pacolli.

Kur u pyet pse pushteti e quan propagandë, ajo tha se duan që audioincizimet të dalin të plota e jo pjesë pjesë.

“Mos t’i publikojnë copë- copë , ne po shohim që po dalim informata copë copë edhe nga organet e drejtësisë dhe në këtë mënyrë po e dëmtojnë edhe rastin”, shtoi Pacolli.

Pacolli i quan cirkus seancat e thirrura nga opozita: Ishin për propagandë

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Click” në RTV21 u pyet rreth bojkotimeve të seancave që ky subjekt politik po i bën në Kuvendin e Kosovës.

Ajo seancat e thirrua nga opozita i konsideroi si seanca për të bërë propagandë dhe për ta shtrembëruar të vërtetën.

“Nuk mendoj se ne duhet të jemi pjesë e asaj dhe të marrim pjesë në një cirkuz thjesht të jemi dhe ta luajmë rolin e deputetit. Ne duhet që qytetarëve t’ua themi të vërtetën të diskutojmë hapur dhe të ua tregojmë ku gjendet situata.”, tha Pacolli.

Sipas saj nuk është dashur të mbahet senacë për ushqimin e ushtarëve.