Nëntë ish-ministra sot intervistohen nga Komisioni hetimor për tekste mësimore
Aktuale
October 04, 2024 - 08:07
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pritet të intervistohen ish-ministrat e Arsimit dhe Financave: Hykmete Bajrami, Ramë Likaj, Shyqëri Bytyçi, Arsim Bajrami, Ramë Buja, Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Besim Beqaj dhe Avdullah Hoti.
Mbledhja e këtij komisioni pritet që të fillojë në orën 13:30.