Stamena Jeliq, dëshmitarja e 94-të kundër krerëve të UÇK-së në Hagë
Dëshmitarja e 94-të e Prokurorisë në rastin e krerëve të UÇK-së është Stamena Jeliq.
Ajo do të dëshmojë për zhdukjen e bashkëshortit të saj, Marko Jeliq, nga Rahoveci.
Sipas saj, burrin e saj e morën persona me uniformë të UÇK-së.
Njoftimi:
Dëshmitarja e re e ZPS-së është Stamena Jeliq e cila po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas ZPS-së, në gusht të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së e morën bashkëshortin e dëshmitares, Marko Jeliq, nga shtëpia e tyre në Rahovec i cili që prej atëherë është i zhdukur.
Pyetjet për këtë dëshmitare i ka filluar përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja Alexandra Insinga. Gjatë përmbledhjes së lexuar në gjykatë, kjo dëshmitare e ka të zhdukur bashkëshortin që nga koha kur pretendohet se është marrë nga shtëpia e tij nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Po ashtu, sipas ZPS-së, kjo dëshmitare ka parë rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një komshiu të saj nga pjesëtarë të UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në verën e 1999-ës, dëshmitari 01163-serbe jetonte në Rahovec së bashku me burrin e saj Marko Jeliq dhe me pjesëtar të tjerë të familjes. Me ose rreth datës 16 qershor 1999, 01163 ka qenë dëshmitare e rrëmbimit dhe keqtrajtimit e fqinjit të saj nga ushtarë të UÇK-së. Më vonë atë ditë, dëshmitari 01163 iu tha nga persona të tjerë që tre serb të tjerë që jetonin në afërsi ishin marrë në një automjet nga pjesëtar të UÇK-së. Më 9 gusht 1999, burri i 01163 u mor nga shtëpia e tij nga tre anëtarë të UÇK-së në prani të 01163 nga anëtarë të UÇK-së. Ai nuk u kthye kurrë në shtëpi dhe është i zhdukur që nga ajo kohë. Nëna e Marko Jelliq ka kontaktu komandantin e UÇK-së në atë kohë për të marrë informacion lidhur me djalin e saj, por pa sukses. Nga gjithë serbët e rrëmbyer vetëm trupi-kufoma e Panta … është gjetur”, tha prokurorja gjatë leximit të përmbledhjes.
“Ajo që kam thënë atëherë do ta thoja edhe tani. Të njëjtën gjë”, tha Jeliq kur u pyet se a i qëndron prapa deklaratave që kishte dhënë më herët.
Dëshmitarja tha se emrat e këtyre personave janë Zveta Gergoviq, Nego Dediq, Tihomjer Milkoviq e po ashtu edhe Marko Vidoseviq.
Si rrjedhojë u pranuan në prova materiale në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze deklaratat e më hershme të dëshmitares të cilat i ka dhënë në autoritetet e drejtësisë vite më parë.
Këto deklarata u klasifikuan si publike për t’u përdorur për kundërpyetje por jo për publikun.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e kësaj dëshmitare do të zgjasë rreth një ditë e që një orë e gjysmë nga kjo kohë janë ndarë për pyetjet e Prokurorisë. Mbrojtësi i viktimave ka parashtruar se i duhen rreth 15 minuta ndërsa mbrojtjes së të akuzuarve iu duhen rreth dy orë e gjysmë për kundërpyetjet e tyre.
Përpara kësaj, trupi gjykues dha urdhër lidhur me kundërshtimet për kronologjinë e provave të paraqitura nga mbrojtësi i viktimave dhe për kërkesën e mundshme të tyre për dëmshpërblim.