Kurti: Respekti ynë për sakrificën e vëllezërve Bytyqi nuk do të vdes kurrë

Kurti: Respekti ynë për sakrificën e vëllezërve Bytyqi nuk do të vdes kurrë

Aktuale September 29, 2024 - 21:01

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York ka bërë homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e vëllezërve, Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi.

Ata ishin vrarë nga forcat serbe në korrik të vitit 1999-të pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Trupat e tyre të pajetë, u gjetën dy vjet më vonë në Serbi në Petrovo Sellë, afër objektit të trajnimit të policisë.

Lidhur me këtë krim makabër, Kurti tha se pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga familja, Kongresi, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar Serbisë, për të kryer hetime dhe arrestuar e mbajtur përgjegjës autorët, kjo nuk ndodhi.

“Jeta e Agronit, Mehmetit dhe Yll Bytyqit u shkurtua tragjikisht. Por më shumë se një çerek shekulli më vonë, lufta për drejtësi vazhdon e pandërprerë dhe respekti ynë për sakrificën e tyre përfundimtare nuk do të vdes kurrë”, tha Kurti.