AGK-ja dënon gjuhën e FFK-së ndaj portalit “Albanian Post”

AGK-ja dënon gjuhën e FFK-së ndaj portalit “Albanian Post”

Aktuale September 29, 2024 - 18:59

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend.

“AGK-ja e fton Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe media të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm”, thuhet në reagim.