Bajrami Zybës: Një nga një do të përfundoni në burg, korrupsionin s’mund ta mbuloni me shpifje
Foto: Laura Hasani

Bajrami Zybës: Një nga një do të përfundoni në burg, korrupsionin s’mund ta mbuloni me shpifje

Aktuale September 29, 2024 - 17:59

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba pasi ky i fundit i cili sulmoi disa deputetë të LDK-së në lidhje me “ushqimin sekret” të FSK-së.

Bajrami i ka kërkuar Zybës “faktet” pasi ky i fundit tha se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju.”

“Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton? Publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt. Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjështra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa” Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, ka shkruar Bajrami pë“Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton? Publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt. Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjështra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa” Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, ka shkruar Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook.