Kuvendi Komunal në Prishtinë thërret mbledhje të jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Kuvendi Komunal në Prishtinë thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Aktuale September 29, 2024 - 16:34

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të hënën.

Kjo mbledhje, e cila do të fillojë nga ora 10:00, ka për rend të ditës vetëm një pikë, propozim-vendimin për miratimin e buxhetit të Komunës për vitin 2025.

“Kuvendi i Kryeqytetit thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila do të mbahet më 30.9.2024, dhe do të fillojë në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit. Rendi i ditës: Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.