Zyba: Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, nuk mundeni ta helmoni ushtrinë për të përfituar milionat
Foto: Laura Hasani

Zyba: Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, nuk mundeni ta helmoni ushtrinë për të përfituar milionat

Aktuale September 29, 2024 - 15:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të deputetëve të LDK-së, të cilët reaguan ndaj deklaratës së djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se ‘nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë’.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zyba thotë se Rukiqi, Kica-Xhelili dhe Bajrami nuk kanë mundur të ‘helmojnë ushtrinë duke përfiktuar milionat kompani të afërta me ju’,

Tutje, deputeti i LVV-së, thotë se bashkë me të lartpërmendurit ka dhe të tjerë reagues që donin diçka të tillë.

“Ka përfunduar kjo punë”, shkruan Zyba.