Shpërthim gjatë natës në Zveçan, policia jep detaje: U dëmtua pompa e derivateve dhe disa lokale përreth

Shpërthim gjatë natës në Zveçan, policia jep detaje: U dëmtua pompa e derivateve dhe disa lokale përreth

Aktuale September 29, 2024 - 10:51

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës afër pompës së derivateve në qendër të Zveçanit, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Bëhet fjalë për ish pompën e benzinës NIS petrol, me të cilën tani disponon kompania ‘Lab oil’, ndërsa përveç kësaj pompe, janë dëmtuar edhe disa lokale aty afër.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut Veton Elshani tha se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

Derisa tha se ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveqanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nu ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive ndërsa rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elshani.