Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën

Aktuale September 27, 2024 - 19:04

Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare.

Kështu së paku ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në klankosova.

Ajo tha se ky rezultat është pa diasporën.

“Kur je t’u punu mirë, nuk ka se si të mungojë mbështetja. Mund të tregoj, nuk e di a ka dalë publikisht, se sondazhi i fundit nga UBO Consulting ka dalë 49 pikë diçka, pa mërgatën. I ka rreth 10 ditë, nuk e di a ka dalë publikisht, por unë e kam pa. Tash VV e di që do të ketë mbështetje maksimale nga qytetarët e nga mërgata”, tha Haxhiu.