Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në New York

Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në New York

Aktuale September 27, 2024 - 18:54

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Republika e Kosovës dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroatlantike.

Sipas njoftimit, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj lituanez, Ministrin Gabrielius Landsbergis, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për evitimin e imigrimit ilegal, përmes ripranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroatlantik.