Bllokohen 24 prona dhe 11 vila në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Bllokohen 24 prona dhe 11 vila në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Aktuale September 27, 2024 - 08:37

Prokuroria ka bllokuar 24 prona dhe 11 vila në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë, që janë pronë e të dyshuarit G.G., e i cili po dyshohet për mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Vlera e pasurisë së bllokuar është qindra mijëra euro, transmeton Zeri.info.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G. për veprën penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Shmangia nga tatimi’, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (vila), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri