Hoxha me vizitë zyrtare në Ankara, diskuton për luftim të terrorizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lart menaxhues po marrin pjesë në panairin e sigurisë dhe pajisjeve policore, me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të policisë turke.

Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Ankara, Hoxha me bashkëpunëtorë, realizuan një takim mjaft të rëndësishëm me zëvendësministrin e punëve të brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu, me të cilin diskutuan tema të ndryshme në fushat me interes të përbashkët, si luftimi i terrorizmit, krimit të organizuar, krimit trans kufitar, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe atë të trajnimeve policore.
Të dy palët u dakorduan të bashkëpunojnë në interes të organizatave policore si dhe të shkëmbejnë përvoja e trajnime në fusha të ndryshme policore.