Zjarri ende aktiv në Prevallë, shkaktohen dëme të mëdha

Zjarri ende aktiv në Prevallë, shkaktohen dëme të mëdha

Aktuale August 13, 2024 - 21:32

Zjarri që ka përfshirë Prevallën vazhdon të jetë aktiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë të mbrojtur. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar se janë duke hetuar shkaqet e këtij zjarri.

Zjarri masiv që ka përfshirë Parkun Nacional në Prevallë, ende nuk është shuar. Ai vazhdon të jetë aktiv edhe për shkak të temperaturave të larta.

Mëngjesin e sotëm, Prevallën e ka vizituar edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. Ndërkaq sipas njoftimit, situata është nën kontroll dhe se nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e sigurisë janë duke punuar intensivisht për ta vënë nën kontroll zjarrin, por terreni i thyer po e bën të vështirë ndërhyrjen.

Banorët thonë se kanë reaguar, duke përdorur edhe mjetet e thjeshta në përpjekje për ta ndaluar zjarrin.

Parku Nacional Prevallë është një ndër zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Kosovë, i njohur për biodiversitetin e pasur dhe peizazhet natyrore mahnitëse. Dëmet nga zjarri pritet të kenë ndikim të madh në ekosistemin lokal. /rtk