Haradinaj, thirrje qytetarëve serbë të mos bien pre e politikave shkurtpamëse
Aktuale
August 07, 2024 - 11:30
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serb të mos bien pre e provokimit të politikanëve, siç i quajti ai, “shkurtpamës” në protestën që pritet të mbahet sot.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se “urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë”.
“Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.
Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të paalternativë.
Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, vijoi Haradinaj.