Lista Serbe i fton qytetarët serbë të dalin në protestë
Aktuale
August 07, 2024 - 10:07
Në prag të protestës së paralajmëruar për në orën 11:00 nga serbët lokalë në Mitrovicën e veriut, RTK-ja nga burimet e veta ka mësuar se Lista Serbe në vazhdimësi po u bën thirrje qytetarëve në veri të dalin në protestë në numër sa më të madh.
Sipas Policisë së Kosovës, protesta është paralajmëruar nga një grup i qytetarëve të komuniteti serb në veri të Mitrovicës, derisa janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike.