QKUK-ja kryen një operim të rrallë, i cili zgjati 13 orë
Foto: Laura Hasani

QKUK-ja kryen një operim të rrallë, i cili zgjati 13 orë

Aktuale August 07, 2024 - 09:17

Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale në QKUK.

Lajmin e ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Operacioni është kryer te një 28-vjeçar nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.

“Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës, e cila ishte e dëmtuar”, thotë njoftimi.

“Kjo procedurë kirurgjike - Fibula free flap, që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis (ngjitje) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë”.

Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK.