Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë

Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë

Aktuale August 07, 2024 - 09:15

Reperi i njohur Noizy dhe Dj i tij Bahtjar Bajraktari janë arrestuar mbrëmë në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi i tyre u bë i mundur nga operacioni i koduar “Fast”, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Fast’. Kapen nga ‘Fast Albania’ dhe vihen në pranga dy shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, njësia ‘FAST Albania’ në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga ‘FAST Kosova’, për dy shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, ‘FAST Albania’, duke u bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e dy të kërkuarve dhe në kuadër të operacionit policor ‘Fast’, kapi në Lezhë dhe arrestoi dy shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R.R., nga Durrësi dhe shtetasin B.B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Noizy dhe Dj i tij akuzohen për dhunën ndaj tiktokerit Medi Iseni.