Pjesëtarë të EULEX-it e KFOR-it vendosen në objektet afër urës së Ibrit
Aktuale
August 07, 2024 - 08:28
Në objektet në afërsi të urës së Ibrit qysh në orët e mëngjesit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të KFOR-it, ndërsa ekspertët për matjet e stabilitetit të urës, të kontraktuar nga Qeveria, deri tani ende nuk janë parë te kjo urë.
Ndërkohë, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokalë, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, që është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.