NATO-ja dhe QUINT-i, kundër hapjes së urës së Ibrit
Aktuale
August 02, 2024 - 09:51
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësues të NATO-s janë takuar sot me kryeministrin Albin Kurti.
Në këtë takim ata kanë bërë të qartë qëndrimin në lidhje me hapjen e urës së Ibrit, ku janë shprehur kundër çdo ndryshimi të statusit aktual të urës, transmeton Zeri.info.
Këtë e bëri të qartë ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier, i cili foli para gazetarëve pas takimit me Kurtin.
“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, deklaroi ambasadori Hovenier. /Zëri