
Kurti mbledh stafin e qeverisë në Ballkonin e Hapur, i falënderon për angazhimin
Aktuale
August 01, 2024 - 17:56
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka mbledhur stafin e qeverisë në atë që ai e quan Ballkonin e Hapur.
Kurti tha se me stafin në kryeministri pati biseda e shkëmbime të këndshme, ku nuk mungoi as falënderimi.
“Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, shkroi Kurti.