Rama promovon plazhin publik në Vlorë: Ofrohen çadrat falas për të gjithë pushuesit

Rama promovon plazhin publik në Vlorë: Ofrohen çadrat falas për të gjithë pushuesit

Aktuale July 24, 2024 - 11:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë pamje të plazhit publik në Vlorë.

Ai është shprehur se aty ofrohet hapësirë e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit.

“Me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin”, shkroi Rama.