Kurti qytetarëve: Mos bini pre e euforisë, hero është Afrim Bunjaku e jo Faton Hajrizi
Foto: Laura Hasani

Kurti qytetarëve: Mos bini pre e euforisë, hero është Afrim Bunjaku e jo Faton Hajrizi

Aktuale July 24, 2024 - 10:25

Kryeministri Albin Kurti sot u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre euforisë së heroizmit të Faton Hajrizit.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti të mërkurën tha se patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku, që u vra vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit, ndërsa përmendi 23 pjesëtarët e tjerë të Policisë që kanë rënë në krye të detyrës, transmeton Zeri.info.

“Ndërkohë i ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizmit të Faton Hajrizit, patriot në Republikën e Kosovës është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë të Zveçanit, patriot janë 23 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë, e pikërisht këtë javë 26 korrikun për tretin vit radhazi e shënojmë si ditë memorialë për policët e rënë në krye të detyrës”, tha Kurti.

Kurti tha se megjithatë sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë dhe vrasja e tij e raportuar kërkon hetim vendor e ndërkombëtar. /Zëri /Zëri