
Kurti pyetet nëse është verifikuar se i vrari në Serbi është Faton Hajrizi, kjo është përgjigjja e tij
Aktuale
July 23, 2024 - 12:28
Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot për rastin e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se është vrarë në Serbi.
Kurti ka refuzuar të flasë kur është pyetur nga gazetarët se a mund ta konfirmojë se i vrari në Serbi është Faton Hajrizi.
Ai tha se për këtë çështje janë duke punuar dy ministritë, ajo e Brendshme dhe e Drejtësisë, dhe si kryeministër po ka shumë punë të tjera, me të cilat po merret, transmeton Zeri.info.
“Dy ministritë tona, e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë, e trajtojnë këtë rast, nuk kam nevoja ta bëj edhe punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, tha Kurti para gazetarëve. /Zëri