Osmani falënderon presidentin bullgar për mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës
Aktuale
July 20, 2024 - 10:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.
Osmani e ka falënderuar Presidentin Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
"Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare", ka theksuar Presidentja Osmani.