MPB-ja e Maqedonisë së Veriut deklarohet për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së
Aktuale
July 18, 2024 - 13:24
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është deklaruar rreth arrestimit të Blerim Ramadanit nga Ferizaj.
Më datën 17.07.2024, në orën 16:00, në vendkalimin kufitar Jazhincë, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Blerim Ramadanin (47) nga Kosova, për arsye se gjatë kontrollit të dokumentit të udhëtimit ka evidentuar në masën “Arresto” në bazë të kërkesës së INTERPOL-it të Serbisë.
I njëjti u është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Për lirimin e veteranit të UÇK-së Blerim Ramadani është angazhuar edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.