
Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të Serbisë
Aktuale
July 17, 2024 - 22:17
Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se një shtetas kosovar, Blerim Ramadani, është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Ramadani është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Qehaja, thuhet nga MPDJ-ja se ka ndërmarrë veprime intensive për trajtimin e këtij rasti.
Ndërsa, MPJD-ja ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.