O’Brien pas takimit me Osmanin: Jemi krenarë që e mbështesim shtetin demokratik të Kosovës
Foto:

O’Brien pas takimit me Osmanin: Jemi krenarë që e mbështesim shtetin demokratik të Kosovës

Aktuale July 10, 2024 - 08:10

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, pas takimit që ka pasur dy ditë më parë me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ShBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën.

O’Brien tha se është e rëndësishme që Kosova dhe ShBA-të të qëndrojnë në hap për ta avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Uashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien.

Dje, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me SHBA-në është gurthemel për stabilitetin.