IHMK-ja njofton se edhe gjatë dy ditëve do të ketë shi me intensitet të lartë
Foto: Zëri

IHMK-ja njofton se edhe gjatë dy ditëve do të ketë shi me intensitet të lartë

Aktuale June 27, 2024 - 09:53

Ditëve të fundit moti në Kosovë ka qenë i paqëndrueshëm.

Sasitë e mëdha të reshjeve të shiut, breshri, por edhe stuhitë e erërat e forta kanë shkaktuar vërshime të shpejta, sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malor (rrëketë, përrocakt etj.).

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), situata nuk është ende stabile.

IHMK-ja njofton se sot edhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende-vende me intensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjve, shkarkime rrufesh etj.