Edhe sot shi dhe shkarkime rrufesh, temperaturat deri në 29 gradë
Foto: Laura Hasani

Edhe sot shi dhe shkarkime rrufesh, temperaturat deri në 29 gradë

Aktuale June 27, 2024 - 07:57

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.