
Gjini për vizitën e Clarkut në Gjakovë: SHBA-ja dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të përbashkët e të përjetshme
Aktuale
June 23, 2024 - 15:26
Gjenerali i pensionua amerikan Wesley Clark, po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai vizitoi edhe qytetin e Gjakovës, ku u takua me të parin e saj Ardian Gjinin.
Gjini me Clarkun kujtuan ditët e angazhimit për lirinë.
Ata folën edhe për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi kreu i Gjakovës.
“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai.