Përfundon “Java e Krenarisë” në Kosovë, Kurti e figura tjera publike pjesë e paradës
Foto: Laura Hasani

Përfundon “Java e Krenarisë” në Kosovë, Kurti e figura tjera publike pjesë e paradës

Aktuale June 08, 2024 - 19:31

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” në sheshin e Prishtinës është përmbyllur Java e Krenarisë për këtë vit.

Image

Në paradë morën pjesë edhe figurat politike si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Image

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se ende ka punë për të bërë, në mënyrë që edhe komuniteti LGBTIQ+ të ndihet sikurse të tjerët.

Image

“Kjo paradë është e organizuar nga komuniteti te cilin ne e përkrahim, Prishtina po e tregon qe jemi një qytet për te gjithë, pra për me i përkrah të gjithë. Kemi ende shumë punë për të bërë, por ne duhet të përkrahim secilin qytetar të Prishtinës”.

Ndërkaq, edhe deputetja, Mimoza Kusari Lila tha ky komunitet duhet të jenë të pranuar në shoqëri njëjtë sikurse të tjerët.

“Komuniteti LGBT është dhe duhet të jetë i pranuar njëjtë sikurse te tjerët, sikurse heteroseksualët....”.

Se me çfarë sfida vazhdojnë të përballen personat e komunitetit LGBTIQ+, Blert Morina, aktivist tha se kërkesa primare vazhdon të jetë strehimorja pasi ka nga ata që vazhdojnë të jetojnë ende në ambiente të sigurta.

Parada që nisi tek sheshi “Skënderbeu” vazhdoi deri te Biblioteka Kombëtare, ku pjesëmarrësit e kësaj parade morën pjesë në koncertin i cili i dedikohet komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj.).

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image