Asambleja e NATO-s voton pro avancimit të statusit të Kosovës
Aktuale
May 27, 2024 - 11:10
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka votuar pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.
Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime.
Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova ka avancuar statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.
Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga nëntë vende të asocuara, katër vende të asocuara mesdhetare, si dhe tetë delegacione vëzhguese parlamentare.