“Zemra e mbushur me dashuri”, Jakup Krasniqi takon për herë të parë mbesën Toska në Hagë
Aktuale
May 26, 2024 - 08:38
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka takuar për herë të parë mbesën e tij Toska, ka njoftuar vajza e tij.
Gresë Krasniqi në një postim në Facebook ka dhënë detaje rreth këtij takimi me plot emocione.
“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në Hagë për kinse krime lufte.