Osmani takohet me Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Osmani takohet me Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Aktuale April 04, 2024 - 14:56

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Në takim thuhet se u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Tutje, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftim. /Zëri