Haradinaj në 75-vjetorin e NATO-s: Synimi yni i vazhdueshëm, anëtarësimi në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë

Haradinaj në 75-vjetorin e NATO-s: Synimi yni i vazhdueshëm, anëtarësimi në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë

Aktuale April 04, 2024 - 11:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 75-vjetorin NATO-s ka thënë se NATO-ja mbetet si garantuese e sigurisë dhe paqes në Ballkan.

“NATO-ja, si garantuese e sigurisë e paqes, sot shënon 75-vjetorin e saj. Në jubileun e 50-të, NATO-ja në operacionin e saj më të madh ushtarak ishte vënë në shërbim të mbrojtjes së popullit të Kosovës, ndërsa sot, në 75-vjetorin e saj, vazhdon të jetë gardian i paqes në këtë pjesë të Ballkanit”, shkroi Haradinaj në rrjetin e tij social në Facebook.

Haradinaj, mes të tjerash, është shprehur se Kosova është e bekuar e populli i saj përjetë mirënjohës NATO-s, i udhëhequr nga SHBA-ja.

“Kosova është e bekueme e populli i saj përjetë mirënjohës-NATO-s, të udhëhequr nga SHBA, për rolin jetik që pati në lirinë e Kosovës, e sot në ruajtjen e paqes, aq të brishtë, në këtë pjesë të Ballkanit”.

I pari i AAK-së shtoi se synim i vazhdueshëm mbetet anëtarësimi në aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes, në Glob-NATO.

“Synimi yni i vazhdueshëm është anëtarësimi në aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes, në Glob-NATO. Urimet më të mira për të gjithë pjesëtarët e kësaj Aleance, kudo ku janë nëpër botë”, përfundoi Haradinaj. /Zëri