Abdixhiku për Qeverinë “Kurti”: Janë përplot urrejtje, propagandë, e punë askund
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar komunën e Lipjanit.
Në takim më strukturat e partisë, ai tha se mobilizimi nacional po merr formë ndërsa këtu do të shkëlqejë.
“Për ditë të t’dashuruarve! Me një strukturë kaq të organizuar e me kaq besim dhe energji, çdo rrugëtim bëhet më i lehtë. Sonte, qëndrova në Lipjan. Aty takova strukturat udhëheqëse të kësaj dege. Diskutuam hapur, shtruam planet drejtë. Mobilizimi ynë nacional po merr formë ndërsa këtu do të shkëlqejë”, tha Abdixhiku.
Tutje tha se gjatë takimit është diskutuar për vizionin, “Rrugën e Re”, si përgjigje ndaj popullzimit dëshpërues që në vit të fundit qeverisës s’mund të numërojë asnjë projekt përmbajtjesor.
“Thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet. Ky vend, do të flasë”, tha më tej.
Abdixhiku theksoi se në këtë vit zgjedhor çdo i djathtë, patriot e rugovist, ka vetëm një adresë – atë të LDK-së.
“Si forcë që garanton rrugëtimin euroatlantik – me miq e plot aleat – si bindje që ofron zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për gjeneratat e tanishme e atyre në vijim”.
“Popullistët e majtë i patë. Viti i katërt tashmë”.
“S’japin më shumë; s’munden më shumë. Janë përplot urrejtje, përplot propagandë, e punë askund”.
“Koha jonë po vjen”, shkroi Abdixhiku.