Escobari flet për dinarin: Lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja
Aktuale
February 13, 2024 - 10:44
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën e fundit pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, por edhe planin për zbatimin e tij brenda tre muajsh.
Ai ka thënë se lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja.
“Kemi qenë shumë të qartë që çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe t’u komunikohen me kohë dhe të njoftohen qytetarët e prekur”, ka thënë Escobari për Tanjug-un.
“Ne jemi gati për t’i ndihmuar të dyja palët për ta zgjidhur këtë çështje. Ata duhen të kthehen në dialog dhe t’i respektojnë marrëveshjet”.