Paralajmërimi për bllokim rrugësh nga serbët, qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë drejt Merdarit
Foto: Zëri

Paralajmërimi për bllokim rrugësh nga serbët, qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë drejt Merdarit

Aktuale February 05, 2024 - 10:47

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka kërkuar nga qytetarët të shmangin për sot udhëtimin drejt pikës kufitare në Merdar.

Kjo vjen si rezultat i paralajmërimit nga ana e serbëve për bllokim të rrugëve.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikëkalimit Kufitar në Merdar se në pjesën e Serbisë për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokim të rrugës drejt Kurshumlisë.

Ky bllokim do të ndodhë për të gjitha ato automjete që udhëtojnë përmes Merdarit drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe drejt Suboticës.

Bllokimi i rrugëve do të ndodhë për tri orë, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.