Ambasadori kinez në Serbi përzihet në çështjen e Kosovës: Ne i kuptojmë shqetësimet legjitime të palës serbe

Ambasadori kinez në Serbi përzihet në çështjen e Kosovës: Ne i kuptojmë shqetësimet legjitime të palës serbe

Aktuale February 05, 2024 - 09:16

Ambasadori i Kinës në Serbi, Li Ming ,ka deklaruar se qëndrimi i palës kineze për çështjen e Kosovës është i qartë.

Kina mbështet fuqishëm përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin e saj kombëtar dhe integritetin territorial.

“Ne i kuptojmë shqetësimet legjitime të palës serbe për çështjen e Kosovës dhe vlerësojmë përpjekjet pozitive që pala serbe ka bërë në kërkimin e zgjidhjes politike. Çështja e Kosovës është një pikë rreziku për Ballkanin. Zgjidhja politike e kësaj çështjeje dhe ruajtja e stabilitetit në Kosovë dhe janë në interes të të gjitha palëve dhe kërkojnë përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha palët”, tha ambasadori kinez, shkruan Beta transmeton Express.

Gjithashtu shtoi se të dyja palët duhet të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për këtë çështje përmes dialogut dhe se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta.