Serbia vazhdon ta maltretojë familjen e Nikolla Sandulloviqit

Serbia vazhdon ta maltretojë familjen e Nikolla Sandulloviqit

Aktuale February 05, 2024 - 09:11

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka njoftuar se shteti i Serbisë po vazhdon të maltretojë familjen e tij.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se vajza e tij Kllara është ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtojë për në Londër.

“Sërish Aleksandar Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time. Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër. Deri kur BE-ja dhe SHBA-ja do ta lejojnë këtë?”, shkroi Sandulloviqi.

Kujtojmë se ditë më parë Kllara Sanduloviq ishte ndaluar edhe në kufi në Merdar, për më shumë se katër orë, pas vizitës që kishte bërë te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sandulloviq ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin.