Roli i Gjermanisë në sigurinë e rajonit, ministri gjerman i Mbrojtjes sot në Kosovë

Roli i Gjermanisë në sigurinë e rajonit, ministri gjerman i Mbrojtjes sot në Kosovë

Aktuale February 05, 2024 - 08:07

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, Pistoriusi do të zhvillojë takime të ndara me krerët e shtetit.

Ai fillimisht do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Takimi me të parën e shtetit tonë do të mbahet në Presidencë, duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.

Pas takimit me Osmanin, ministri gjerman do të pritet në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurtit.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 12:30.

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30.