Grenelli përfshihet në çështjen e dinarit
Ish-emisari amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell, ka komentuar reagimet e zyrtarëve gjermanë rreth çështjes sa dinarit dhe operacioneve të policisë për mbylljen e zyrave të Serbisë në Kosovë. Grenell, që ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Berlin ka shkruar për qëndrimin e Ambasadorit Jorn Rohde duke thënë se Kurti po e humb mbështetjen e tij.
“E dini është keq për Albin Kurtin kur i humb përfaqësuesit gjermanë në vendin e tij”, ka shkruar Grenell.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar sot në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.
Sipas tij, veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.
“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.
“Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për t’i adresuar këto çështje”, ka shtuar ambasadori gjerman.
Një qëndrim tjetër e ka mbajtur deputeti gjerman Michael Roth i cili e ka quajtur të “pabalancuar” qëndrimin e Ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, tha se Hovenier s’ka qenë kaq i qartë për Banjskën.
“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador SHBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.
Grenell ka parë këto komente dhe s’ka hezituar të reagojë.
“Ambasadori gjerman në Kosovë po e turpëron publikisht socialistin gjerman ( Michael Roth)”, ka shkruar Grenell në X.
The German Ambassador to Kosovo is publicly embarrassing the German socialist @MiRo_SPD over Kurti’s actions.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 4, 2024
You know it’s bad for @albinkurti when he loses German officials in his own country. https://t.co/gcA66s8rFi