Anulimi i vendimit për Badocin, PDK-ja mbledh nënshkrimet për seancë
Foto: Zëri

Anulimi i vendimit për Badocin, PDK-ja mbledh nënshkrimet për seancë

Aktuale February 04, 2024 - 16:00

Shefi i asamblesë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Leutrim Retkoceri bën të ditur se PDK-ja në Prishtinë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badoc.

Ai thekson që ka tre orë që ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, dhe derisa PDK po merrte nënshkrimet e nevojshme në terren, LVV doli me njoftim publik për iniciativë të njëjtë.

Retkoceri tha që “Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit.”

Për më shumë, lexoni të plotë postimin e tij.