Tahiri nga SHBA-ja: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, interes jetësor kombëtar

Tahiri nga SHBA-ja: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, interes jetësor kombëtar

Aktuale February 04, 2024 - 15:12

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe janë alat strategjik i Kosovës.

Në këtë përfundim ai ka ardhur pas vizitës në SHBA, ku mbajti edhe takime të shumta, raporton Zeri.info.

Tahiri po ashtu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes jetësor kombëtar.

“Thellimi i partneritetit me SHBA-në, mes tjerash i shërben avancimit të gjithmbarshëm të Kosovës, sikurse edhe afirmimit të pozicionit në rrafshin multilateral. Formalizimi i këtij partneriteti do të duhej të shënohej përmes një marrëveshje për partneritet strategjik”, theksoi ai ndër tjera. /Zëri