Osmani: Masakra e 3-4 shkurtit në Mitrovicë, kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë
Foto: Laura Hasani

Osmani: Masakra e 3-4 shkurtit në Mitrovicë, kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë

Aktuale February 04, 2024 - 15:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar ditët e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, kur nga bandat kriminale serbe u vranë 10 civilë, 25 u plagosën, ndërkaq 1564 familje me 11364 anëtarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Ajo ka thënë se këto data dëshmojnë tendencën për spastrim etnik nga grupet kriminale serbe, raporton Zeri.info.

“Ngjarjet e atyre dy netëve të tmerrit, shërbejnë si një kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë dhe për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë.

Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri në funksion të paqes afatgjate!

Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët më 3-4 shkurt 2000 në Mitrovicë!”, thuhet në postimin e presidentes Osmani. /Zëri